Aktualitet

Hidhet shorti: Këta janë anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Hidhet shorti: Këta janë anëtarët e rinj të

Në presidencë hidhet shorti për anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, emrat e të cilëve ishin shpallur si kandidatura. Në këtë proces zgjidhen anëtarë nga institucionet kryesore të drejtësisë.

-Anëtarë nga Gjykata Kushtetuese zgjidhen: Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska, ndërsa zëvendësuese Fiona Papajorgji.

-Nga kandidaturat nga Gjykata e Lartë zgjidhet Ervin Pupe, nbdërsa zëvendësues zgjidhet Ilir Panda.

-Nga Prokuroria e Përgjithshme zgjidhet Adnan Xholi, zëvendësuesi i tij do jetë Kujtim Luli.

-Nga Gjykata e Apelit Astrit Kalaja dhe Elona Toro, zëvendësuese do jetë Zegjine Sollaku.

-Nga Apelet e Rretheve zgjidhet anëtar Gjon Fusha, Klenanth Zeka zgjidhet zëvendësues.

-Nga Gjykata Administrative Rilinda Selimi, zëvendësuese Gentiana Xhelili

Hidhet shorti: Këta janë anëtarët e rinj të

Hidhet shorti: Këta janë anëtarët e rinj të

Hidhet shorti: Këta janë anëtarët e rinj të

Hidhet shorti: Këta janë anëtarët e rinj të

Në short janë kandidatët e sjellë nga Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor. KED me anëtarët e rinj të zgjedhur sot do të funksionojë përgjatë vitit 2021. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është një organ kolegjial i përbërë me 9 anëtarë dhe me një mandat 1-vjeçar.

Përmes KED vlerësohen kriteret profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Ditët e fundit, ambasadorja amerikaneYuri Kim ka përsëritur thirrjet qëGjykata Kushtetuese ti rikthehet funksionalitetit brenda këtij viti.

Lajmi në përditësim...

*Tiranapost.al.