Aktualitet

Hidhet shorti për vakancat në KLP dhe KLGJ, zgjidhen kandidatët

Hidhet shorti për vakancat në KLP dhe KLGJ, zgjidhen kandidatët

Këtë të enjte në Komisionin për Cështjet ligjore u hodh shorti për kandidatët për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor në radhët e avokatëve.

Saimir Kola dhe Erind Mërkuri janë dy kandidatët që u zgjodhën për vakancën në KLP.


Ndërsa Artan Reçi dhe Albens Tabaku janë dy kandidatët e zgjedhur për KLGJ-në.

Hapi tjetër është votimi në parlament, ku anëtarët duhet të sigurojnë shumicë të cilësuar të votave prej 84 votash.


Nëse nuk i sigurojnë votat e nevojshme do të rikthehen në nënkomision për ripërsëritjen e procedurës.