Aktualitet

Historia e vajzës 3-vjeçare në Tiranë që u dhunua nga edukatorja dhe përfundoi në spital me këmbë të thyer

Historia e vajzës 3-vjeçare në Tiranë që u dhunua nga

Historia e vajzës tre vjeçare që u dhunua nga edukatorja dhe përfundoi në spitalin e Traumës me një këmbë të thyer, ka tronditur opinionin publik. Një histori që fut ujë nga të gjjtha anët. Një edukatore e dhunshme, një kopsht i paregjistruar askund.

Ndërkohë që kanë nisur hetimet pas kamerave të disponuara, pikëpyetjet për sigurinë e fëmijëve në kopshte private, ku ti mendon se e ke më të kontrolluar, shtohen.

Por gjithashtu edhe roli i shtetit në kontrollin dhe filtrimin e personelit edukues. Si përgjidhet një edukatore për një kopsht privat, po një mësues, cilat janë praktikat që ndiqen.

A duhet të presim raste të tjerë që të kuptojmë se duhet futur në binarë dhe se ky është problem më i madh se sherret në parlament, dhe ato në televizione?

Historia e vajzës 3-vjeçare në Tiranë që u dhunua nga

Më poshtë ju tregojmë historinë sesi ndodhi kjo ngjarje

Një vajzë 3-vjeçare ka përfunduar në spital me këmbën e thyer, ndërsa ishte në një kopsht privat në zonën e Ali Demit në Tiranë. Rasti është denoncuar nga prindërit në një emision investigativ, të cilët tregojnë se e kishin çuar vajzën si çdo ditë në orën 8 në kopsht dhe më pas kishin shkuar në punë.

Nga videot e siguruara brenda kopështit, shihet që edukatorja Majlinda Dehima që punonte në kopshtin privat “Stinët” , që dhunonte dhe tërhiqte me forcë të miturën.

Gjatë denoncimit prindërit u shprehën se u njoftuan për episodin e rëndë nga një telefonatë nga kopshti, rreth orës 15:00 shumë kohë pasi e mitura ishte transportuar në pediatri, në datën 1 nëntor. Nga kopshti i thanë se vajzën e kishte pickuar diçka dhe këmba i ishte fryrë. Duke parë gjendjen e vajzës, mjekët sugjeruan ta çonin në spitalin e Traumës, ku nga grafia rezultoi se thyerje në pjesën e kofshës.

Edukatorja është shoqëruar në Polici për hetime të mëtejshme.

Pas kësaj ngjarje, Ministria e Arsimit në një reagim njoftoi mbylljen e Kopshtit privat duke thënë se ishte i palicencuar dhe po e ushtronte veprimtarinë e tij në paligjshmëri.

Ndërkohë disa qytetarë kanë protestuar ditën e sotme para ambientit të kopshtit.