Aktualitet

Homazhe në nderim të regjisores Vjosa Berisha në Prishtinë

Homazhe në nderim të regjisores Vjosa Berisha në Prishtinë

Sot në hollin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, nën organizimin e Ministrisë së Kulturës janë mbajtur homazhe për regjisoren dhe producenten e ndjerë, Vjosa Berisha.

Në këtë ceremoni lamtumire morën pjesë personalitete të politikës, ku i pranishëm ishte dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe personalitete të artit e kulturës, qytetarë, familjarë dhe miq të regjisores që u nda nga jeta një javë më parë.

Vjosën përmes një ceremonie përkujtimore e përkujtuan kolegët me të cilët bashkëpunoi, regjisorët, aktorët dhe personalitete nga jeta publike e politike në Kosovë.

Homazhe në nderim të regjisores Vjosa Berisha në Prishtinë

Regjisorja u përcoll për në banesën e fundit nga familjarët dhe kolegët. Në ceremoninë e varrimit mori pjesë dhe kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, si dhe këngëtari dhe prezantuesi Robert Berisha, i cili ka lënë dhe një mesazh prekës në Librin e Kujtimeve për producenten, me të cilën ka dhe lidhje familjare.

Homazhe në nderim të regjisores Vjosa Berisha në Prishtinë

“Vjosa jonë ma e mira, të fala kon do që e takon atje, e sidomos mamit Teutë, që t’ka dashtë shumë. Të dojmë shumë,” shkruajti Berisha i cili po ashtu ka humbur nënën e tij një vit më poarë, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Vjosa Berisha u nda nga jeta më 23 qershor, pas një beteje të gjatë me kancerin.