Aktualitet

Humb babain, Ditmir Bushati flet për shpirtin optimist dhe atë që i thoshte shpesh Sulejman Bushati

Humb babain, Ditmir Bushati flet për shpirtin optimist dhe atë që

Sulejman Bushati sot përmendet si babai i ish ministrit, por burri që u nda nga jeta në Boston është pasardhës i derës së madhe të Bushatllinjve. Sulejman Bushati gjatë kohës së tij aktive ka patur detyra të larta dhe komentohet nga dëshmitarët e kohës si një burrë i drejtë gjithmonë.

Humb babain, Ditmir Bushati flet për shpirtin optimist dhe atë që
Familja Bushati

Ditmir Bushati lajmëroi për humbjen e babait në rrjetet sociale:

Im Atë u shua sot në Boston, pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rëndë. Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen e fëmijës për prindin kur shuhet drita udhëheqëse, dashuria e së cilës na ndriçon rrugën.

E ardhmja është një premtim, thoshte shpesh ai, dëshmi e shpirtit optimist e zemrës së madhe me të cilin jetoi jetën.

Prehu në paqe i shtrenjti ynë!

Humb babain, Ditmir Bushati flet për shpirtin optimist dhe atë që

Disa fakte për Sulejman Bushatin:

Sulejman Bushati ka qenë kryetar i komitetit ekzekutiv të këshillit popullor të rrethit të Shkodrës, në vitet 1970-1974, me arsim të lartë. Më pas, i ndjeri Sulejman Bushati ka qenë edhe sekretar i parë i komitetit të PPSH në Shkodër, Kukës e Lushnje. Babai i ish-ministrit të punëve të jashtme ka punuar në drejtorinë e bujqësisë pranë komitetit qendror të PPSH deri në vitin 1991.