Aktualitet

Humb jetën nga Covid mësuesja në Prrenjas dhe i vëllai. Tragjedia që familja kishte kaluar para 7 vitesh

Humb jetën nga Covid mësuesja në Prrenjas dhe i vëllai.

Covid i ka marrë jetën dy pjesëtarëve të një familjeje në Prrenjas, një mësueseje dhe vëllait të saj.

Sipas raportimeve në media, mësohet se Irena Bajlozi, mësuese muzike ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spital, ndërkohë që sot ka humbur betejën me COVID-19 dhe vëllai i saj, Agron Bajlozi.

Humb jetën nga Covid mësuesja në Prrenjas dhe i vëllai.

Motër e vëlla fillimisht kuroheshin në shtëpi, ndërsa prej dy javësh ishin të shtruar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ata jetonin të dy në një shtëpi, ndërsa dyshohet se nga virusi është prekur dhe bashkëshortja e Agron Bajlozit, e cila po trajtohet në shtëpi.

Familja Bajlozi rreth 7 vite më parë përjetoi një tragjedi, pasi djali i Agron Bajlozit, Serdi Bajlozi, 17 vjeç, i cili ndodhej rastësisht me motrën e tij në plazh në Vlorë në zonën e Ujit të Ftohtë, mbeti i vrarë nga një përplasje me armë mes një bande. Ngjarja ndodhi në korrik të 2013-s.