Aktualitet

Humb jetën nga Covid mjeku në Elbasan

Humb jetën nga Covid mjeku në Elbasan

Një tjetër mjek në vendin tonë ka humbur jetën për shkak të koronavirusit. Mësohet se ka humbur jetëmn okulisti i njohur në Elbasan Ferdinand Shkrepa, 68 vjeç. Ai ishte shtruar prej disa ditësh në spitalin Invektiv, pasi simptomave nga Covid-19, por nuk mundi të mbijetonte. 

Mjeku okulist punonte me orar të reduktuar në poliklinikën e Specialiteteve në Elbasan ku kryente vizita me pacientët. 

Të afërmit dhe miqtë kanë publikuar mesazhe të ndjera për largimin e tij nga jeta: 

Me dhimbje të thellë, po ndaj me ju lajmin e ndarjes nga jeta të mikut tim të mirë, kolegut të vyer, mjekut të palodhur Ferdinand Shkrepa.

Dr. Ferdi nuk arriti të fitojë betejën me ketë virus të pabesë, duke lënë një boshllëk të madh te të gjithë ne.

Ngushëllime të sinqerta Netës, Gertit dhe Xhildës

Humb jetën nga Covid mjeku në Elbasan

COVID-19 – Statistikat ditën e djeshme dhe të përmbledhura nga shpërthimi i pandemisë: 
Raste të reja ditore 645
Të shëruar ne 24 orë 403
Të shtruar në spitale 463
Humbje jete në 24 orë 18
Testime ditore 2.201
Testime totale 184.217
Raste pozitive 36.245
Raste të shëruara 17.755
Raste Aktive 17.719
Humbje jete 771