Aktualitet

Humb jetën profesori i mjekësisë, Manastirliu: Nuk mundi ta fitojë betejën me Covid-19

Humb jetën profesori i mjekësisë, Manastirliu: Nuk mundi ta

Profesori i mjekësisë, Elmaz Eltari ka humbur jetën sot si pasojë e Covid-19.

Mësohet se prej disa ditësh 85-vjeçari ishte shtruar në Spitalin Infektiv në QSUT, por nuk ja ka dalë ta mposhtë virusin.

Lajmin për ndarjen nga jeta të Profesorit të mjekësisë e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Përmes një postimi në “Facebook”, Manastirliu i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe shkruan se Elmazi ishte një mjek i rrallë.

“E trishtuar për ndarjen nga jeta të prof. Elmaz Eltarit, ish drejtues i klinikës infektive, një nga ata mjekë të rrallë, që njihej ndër kolegë dhe pacientë për humanizmin e tij.

Megjithë përpjekjet e kolegëve, profesori 85 vjeçar nuk mundi ta fitojë betejën me virusin e rrezikshëm COVID-19

Ngushëllime të sinqerta bashkëshortes, prof.Afërditës, familjarëve dhe miqve të prof. Elmazit” shkruan Manastirliu.

Eltari ka qenë profesor i mjekësisë në Shqipëri dhe Kosovë, ndërsa me humbjen e tij numri i viktimave nga Koronavirusi në vend shkon në 469.