Aktualitet

Humbi 3 fëmijët dhe gruan nga tërmeti, Albert Cara kthehet një vit pas: Kam ndenjur 8 orë nën rrënoja

Humbi 3 fëmijët dhe gruan nga tërmeti, Albert Cara kthehet

Albert Cara është i vetmi nga familja e tij në Thumanë që arriti ti mbijetojë pasojave fatale të tërmetit të një viti më parë. Ai humbi tre fëmijët e tij, gruan dhe nusen e djalit si dhe dy të afërm. Sot një vit pas tërmetit, Albert Cara thotë se ka pranuar vullnetin e Zotit. Në një intervistë për Report ai kthehet pas në kohë duke rrëfyer momentet e trishta:

Fjalë e mia mungojë, por gjithçka i tha i madhi Zoti, ai tha t'i merrte dhe të më linte mua, hallall Zoti, hallall qeverisë shqiptare dhe italiane, të dy më bën njeri, ata bën shkencë me mua. I kam regjistruar këtu, s'kam pse të shoh videot, kam ndenjur 8 orë nën rrënoja, para meje kanë nxjerrë një fëmijë, po qante dhe unë gëzoja që u shpëtua fëmija. Kam qenë i vetëdijshëm. Kur ndodhi tmerri më ka ikur dyshemeja nga këmbët, kisha fëmijët përpara, ato të dy kanë fluturuar para meje, rashë poshtë dhe thashë 'ou qënkam gjallë'. Kërkoja ndihmë, por nuk më dëgjonin. Ka qenë një ushtarak me dialekt verior që kanë thënë "kam personin e gjallë këtu", më zbuluan kokën dhe u mbusha me frymë".

Humbi 3 fëmijët dhe gruan nga tërmeti, Albert Cara kthehet

Albert Cara ende nuk e di nëse do të jetojë nën atë zonë apo do të zhvendoset:

A do jetojmë sërish këtu? Nuk e di, mund të banojë këtu, apo jo. Këtu më merr malli për këtë vend, këtu kam vuajtur, këtu rrita fëmijët, këtu ia dhashë Zotit të gjitha me vete. E kisha shok jo djalë, nuk ndahen fëmijët por i vogli ka pas emrin e babait tim, por e dorëzoi shumë emrin, djali i madh ishte këshilltari im, vajza ishte adrenalina ime, nusja ishte mjalti i mjaltit tim, bëhej xheloze nusja ime pse ajo rrinte më shumë me mua se me të.