Aktualitet

Humbi katër familjarët pas aksidentit tek Rruga e Kombit, djali i madh i familjes: Ende s’mund të mendoj qartë

Humbi katër familjarët pas aksidentit tek Rruga e Kombit, djali i madh

Mbrëmja e të enjtes shkaktoi një tragjedi në Rrugën e Kombit, ku për pasojë të një aksidenti humbën jetën 4 anëtarë të një famlje me mbiemrin Avdijaj, nga Kosova. Për shkak të përplasjes fatale, familja që jetonte në Zvicër u shua dhe vetëm një prej tyre që ishte në makinë ndodhet në spital. Nga aksidenti humbën jetën Blerim Avdiaj, Anjeza Avdiaj, Klejdi Koçi (djali i Anjezës nga martesa e parë) dhe Medina Avdiaj.

Djali i madh i familjes së Blerim Avdijaj i cili ndodhet në Zvicër, ka folur për ngjarjen e rëndë dhe thotë se ndihet sikur të jetë në një film të keq e horror.

Humbi katër familjarët pas aksidentit tek Rruga e Kombit, djali i madh

'Ndihem sikur jam në një film të keq horror. Ende nuk mund të mendoj qartë. Babai im ishte shoku im më i mirë. Unë i kam dashur aq shumë të gjithë, Klejdi ishte si mishi dhe gjaku im'.

Mirsadi tregon më tej se të dielën e kaluar e shoqëroi familjen për në aeroport të cilët mbërritën më pas në Kosovë.

“Babai donte të sillte në Zvicër vogëlushët që ende jetonin në Shqipëri. Ai ishte aq i lumtur”.

Vetëm një nga anëtarët e familjes, me emrin Violeta, 3 vjeçe ndodhet në spital në Tiranë, në gjendje të rëndë. Mirsadi tregon: 'Ajo është dëmtuar rëndë, por ishte në gjendje të thoshte disa fjalë të premten. Mjekët kanë besim se motra ime do të shërohet'.

Mjeti tip “Citroen” me të cilin udhëtonte familja Avdiaj nga Prishtina ka parakaluar një tjetër makinë, dhe më pas është përplasur me mjetin kamion me drejtus Isa Ishala, nga Rahoveci i Kosovës.

Mjeti “Citroen” ka bërë parakalim të gabuar dhe ka dalë në krah të kundërt, si pasojë është përplasur me kamionin që po vinte përballë.

*Tiranapost.al.