Aktualitet

Humbin jetën 3 pacientë me Covid! Ku u zbuluan rastet e reja të të infektuarve

Humbin jetën 3 pacientë me Covid! Ku u zbuluan rastet e reja të

141 persona janë konfirmuar pozitivë me Covid19 në 24 orët e fundit, ndërsa 3 pacientë të infektuar kanë humbur betejën me virusin. Numri i rasteve të reja është thuajse i njëjtë me atë të një dite (140 raste), pavarësisht se numri i testimeve të kryera është rritur, sot u zhvilluan 625 testime, ndërsa dje 603.

Ministria e Shëndetësisë njofton se, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 65 vjeçar nga Elbasani dhe dy qytetarë nga Tirana, një 66 vjeçar dhe një 76 vjeçare.

“Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 51 raste në Tiranë, nga 14 raste Shkodër, Krujë, 12 në Lezhë, 9 në Vlorë, 7 në Durrës, 5 në Lushnje, nga 4 raste në Kurbin, Elbasan, Klos, nga 3 raste Korçë, Divjakë, nga 2 raste, Kavajë, Berat, Kamëz, Gramsh, nga 1 rast në Kukës, Vau i Dejës, Selenicë,

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 72 qytetarë. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 116 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 20 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar”, tha Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik.

COVID-19 – Statistika (11 Gusht 2020)

Testime totale 47051

Raste pozitive 6676

Raste të shëruara 3480

Raste Aktive 2991

Humbje jete 205 (Qarku Tiranë 100, Shkodër 33, Durrës 30, Fier 10, Elbasan 7, Korçë 6, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1, Gjirokastër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1657

Durrës 360

Shkodër 253

Fier 129

Vlorë 107

Lezhë 104

Korçë 99

Kukës 96

Elbasan 69

Berat 49

Dibër 35

Gjirokastër 33