Hyn në fuqi çmimi i ri i energjisë, sa më pak do të paguajnë abonentët familjarë

Nga sot, hyn në fuqi çmimi i energjisë për abonentët familjarë. Kush konsumon deri ne 700 kWh/muaj energji do të paguajë 8.5 lekë për kWh, ndërsa për familjarët që konsumojnë mbi 700 kWh/muaj, çmimi mbetet i pandryshuar, 9.5 lekë për kWh.
Nëse deri më sot familjet që konsumonin 700 kW paguanin 7980 lekë me TVSH, nga ky muaj pagesa zbret në 7140 lekë ose 840 lekë më pak.
Numri i familjeve që përfitojnë nga kjo lehtësi është mbi 1 milion.
Ky vendim u mor në muajin janar nga Enti Rregullator i Energjisë, ndërsa kryeministri Edi Rama, deklaroi se qeveria ka në plan për ta shndërruar Shqipërinë në një vend eksportues të energjisë deri në vitin 2030. Tarifa e re e energjisë elektrike që hyn në fuqi nga kjo e shtunë, do të aplikohet deri në 31 dhjetor të këtij viti.