Aktualitet

Hyn në fuqi marrëveshja, lëvizje e lirë Shqipëri-Serbi me karta identiteti

Hyn në fuqi marrëveshja, lëvizje e lirë Shqipëri-Serbi

Ditën e djeshme më 20 janar 2021, ka hyrë në fuqi marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë mbi lëvizjen e ndërsjellë Shqipëri-Serbi me karta identiteti.

Njoftimin e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme përmes një postimi në faqen zyrtare të “Facebook”.

Serbia bëhet kështu vendi i pestë ku shqiptarët mund të lëvizin me karta identiteti pas Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë Hercegovinës.

Kjo marrëveshje ishte nënshkruar në nëntor mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, gjatë takimit online për Shengenin Ballkanik, në prani edhe të kryeministrit maqedonas Zoran Zaev.

Hyn në fuqi marrëveshja, lëvizje e lirë Shqipëri-Serbi

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se që prej datës 20 janar 2021, ka hyrë në fuqi marrëveshja ndryshuese ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë mbi lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve.

Tashmë, për të gjithë qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Serbisë do të cilësohen si të vlefshme këto dokumente: pasaportë, pasaportë diplomatike, pasaportë shërbimi, një dokument udhëtimi për hyrje (kthim) në Republikën e Shqipërisë, kartë identiteti biometrike.

Ndërsa për shtetasit serbë që do të kalojnë kufirin shqiptar do të cilësohen të vlefshme këto dokumente: pasaportë, pasaportë diplomatike, pasaportë shërbimi, leje kalimi, kartë identiteti biometrike.

Serbia bëhet kështu vendi i pestë (pas Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje Hercegovinës) ku qytetarët shqiptarë mund të lëvizin lirshëm vetëm duke paraqitur një kartë identiteti biometrike”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.