Aktualitet

I çoi në gjykatë për shpifje, PD kallëzon në SPAK ministren Olta Xhaçka

I çoi në gjykatë për shpifje, PD kallëzon në

Padisë së ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, Partia Demokratike i është përgjigjur me një tjetër padi.

Përfaqësuesit e kësaj partie, ish-deputetët Albana Vokshi dhe Gent Strazimiri kanë paditur në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit ministren Xhaçka.

Për secilën nga shkeljet e ligjit, sipas PD, Kodi Penal parashikon përkatësisht deri në 7 dhe deri më 3 vjet burg.  Në kallëzimin penal, të dorëzuar nga përfaqësuesit e PD, Albana Vokshi dhe Gent Strazimiri, jepen detaje sipas tyre, për shkeljen e ligjit nga ministrja e Mbrojtjes.

 “Në kohën që ministrja e Mbrojtjes, për pushtetin e Edi Ramës, abuzon me helikopterin, i cili kushton deri në 10 mijë euro për një udhëtim, nënat nuk ç’t’u japin fëmijëve për të ngrënë, nuk mundet t’i arsimojnë, mijëra prej tyre jetojnë akoma në çadra me kushte mizerabël, në varfëri ekstreme, nuk mund të përballojnë kurat dhe ilaçet, nuk mund të bëjnë një tampon. Janë me mijëra mësuese që rrezikojnë çdo orë, që shfrytëzohen si skllave, me dhjetëra orë të papaguara ne javë që nuk arrijne te paguajnë për ilaçet dhe kurat anticovid", u shpreh Albana Vokshi.

I çoi në gjykatë për shpifje, PD kallëzon në

Përveç Ministres së Mbrojtjes, në kallëzim penal PD implikon edhe Komandantin e Forcave Ajrore.

“Partia Demokratike kreu detyrën e saj qytetare duke ia sjellë SPAK-ut të gjithë dokumentacionin që disponon së bashku me provat perkatëse duke i dhënë një mundësi për të treguar që nuk është e kapur nga qeveria, por është në shërbim të ligjit dhe të interesit publik”, u shpreh Gent Strazimiri.

Më herët ministrja paditi PD-në për shpifje. Ka qenë ish deputetja Vokshi e cila ka denoncuar përdorimin e helikopterëve nga Xhaçka për fushatë zgjedhore, por këto pretendime janë hedhur poshtë përmes reagimeve zyrtare nga FA. Sipas Forcave Ajrore Shqiptare drejt Dibrës është udhëtuar vetëm 9 herë për qëllime stërvitore.