Aktualitet

I doli në krah Ylli Ndroqit, komentuesit i kthehen Berishës: Harrove kur gjobisje e rrethoje televizione

I doli në krah Ylli Ndroqit, komentuesit i kthehen Berishës: Harrove

Ylli Ndroqi u shoqërua sot në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku është marrë në pyetje, pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, urdhëroi sekuestrimin e 26 pasurive të tij, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktivitete kriminale. Lidhur me këtë lajm reagoi ish-kryeministri Berisha, i cili dënonte këtë veprim të SPAK. Pas postimit të tij dhjetëra komente i drejtoheshin Berishës se si mund të mbronte një trafikant droge, ndërsa të tjerë i kujtojnë se si ka dhunuar gazetarët dhe mediat në Shqipërisë me presione të ndryshme. Disa i kujtojnë edhe djegien e gazetës  “Koha Jonë” në orët e para të 3 marsit 1997, pasi ishte hapur me titullin: “Berisha, duart me gjak!”

Më poshtë disa komente:

-Doli Saliziu te mbroje vllaun e tij,Meten!Se te jete per Ndroqin,ky e kish mbyllur me kohe.Sa qe Saliziu ku kish media,te gjitha lepe,peqe!Haruat tv.Shijak,ku u gjobit nga AMA,se kujtoj shifren,por goxha leke,qe eshte media e tij,ndersa qysh kur erdhi Rama,lulezuan mediat e gazetat i mbajne iso pronareve Ndroqi me shoke!

- E lexova lajmin në gazetë dhe s'po u besoja syve. Thashë të vija ktu te faqja juaj për ta verifikuar . Qenka e vërtetë!! Ju ankoheni për terror ndaj një narkotrafikanti që ka bër terror mediatik mbi gjithë shqiptarët, mbi shumë gazetarë dhe manovron-te nga brima e çelsit çdo fije politike dhe tendera shtetëror. Ju i dilni krah një narkotrafikanti pa asnjë meritë në ktë shtet ? Dikujt që arriti aty ku është vetëm në saj të pushtetit-para të krimit ? E mbani mend dasmën e djalit të tij ?? Një pështirosje totale karshi mjerimit të 80% të shqiptarëve. Ju merakoseni për gazetarë që sipas jush duhet të luftojnë narkoshtetin dhe paguhen me paratë e narkotrafikantit ??? Zoti ju sjelltë ndër vete, se përfaqësoni idealin (ëndrrën) demkratike të ktij vendi që ka 30 po pret drejtësi. Ju duhet të heshtni më e pakta. Ju ngritët nomeklaturën e krimit në çdo qelizë të gjyqësorit, po e shikoni vet rezultatin e "shtetit" tuaj. Erdhi Theo Jacobs tu kalojë në sitë 'drejtësinë' tuaj. Ju klithni për "kristaq ramën", por Femi Abdiu qeveriste në demokracinë tuaj .... Mos përdorni çdo m...jet për të goditur EDverin... rrezikoni ta ndihmoni, rrezikoni që të dukeni Ju më kriminel nga ai ....

- Po ku ke fytyre ti mor kriminel . I harrove policet qe cove ti e rrethove top channel?

I doli në krah Ylli Ndroqit, komentuesit i kthehen Berishës: HarroveI doli në krah Ylli Ndroqit, komentuesit i kthehen Berishës: HarroveI doli në krah Ylli Ndroqit, komentuesit i kthehen Berishës: HarroveI doli në krah Ylli Ndroqit, komentuesit i kthehen Berishës: Harrove

Lexo me shume: