Aktualitet

I hoqi titullin "Nderi i Kukësit" Veton Surroit, Safet Gjici kërkon falje: Se menduan gjatë, veprim i nxituar

I hoqi titullin "Nderi i Kukësit" Veton Surroit, Safet Gjici

Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama, i cili e cilësoi heqjen e titullit 'Qytetar Nderi' për Veton Surroin nga Këshilli i qarkut Kukës si një lajthitje kolektive, ka ardhur edhe reagimi i kreut të kësaj bashkie.

Përmes një postimi në “Facebook”, Safet Gjici kërkon ndjesë për vendimin, të cilin e quan të nxituar dhe të pamenduar gjatë.

“Në emër të Bashkisë Kukës kërkoj ndjesë për veprimin e nxituar sot në Këshillin e Qarkut , lidhur me vendimmarrjen për heqjen e Titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit, pas kërkesës së 57 familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së!

Duke u ndjerë shumë pranë atyre familjeve dhe dhimbjes së tyre në raport me këtë kohë lëndimesh për UÇK nuk e menduam më gjatë kërkesën e tyre emocionale”, shkruan Gjici.

Këshilli i Qarkut të Kukësit i hoqi sot titullin "Nderi i Qarkut Kukës" publicistit dhe politikanit kosovar Veton Surroi.

Publicistit dhe politikanit kosovar, Veton Surroi, iu hoq sot titulli “Nderi i Qarkut Kukës”, të cilit i ishte dhënë nga Këshilli i këtij qarku në vitin 2015. Sipas kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, shkak është fushata mediatike dhe politike që Veton Surroi ka bërë kundër UÇK-së.