Aktualitet

Abuzimi i 15 vjeçares, Mimi Kodheli: Nuk të del koha të jesh zyshë dhe të lyesh flokë e buzë me minifunde

Abuzimi i 15 vjeçares, Mimi Kodheli: Nuk të del koha të jesh

Gratë deputete kanë reaguar ashpër për rastin e abuzimit të 15 vjeçare në Babrru të Kamzës, e cila është përdhunuar nga roja i shkollës, Abaz Doga, dhe nga tre djem të rinj, të cilët e kanë shantazhuar me video intime.

Gjatë raportimit në Kuvend, përveç Vasilika Hysit vëmendje mori edhe fjala e Mimi Kodhelit, ish ministre e Mbrojtjes e cila kritikoi mësuesit e shkollave duke thënë se nuk të del koha të bësh rolin e zyshës dhe të lyesh flokët, buzët e me minifunde.

Mimi Kodheli ka thënë:

Zonja të nderuara ne i konsideronim mësuesit si prindërit e dytë. Po flas për atë gjeneratë gjysmë shekulli më parë. Mësuesi pyeste pse Mimi mungoi sot në shkollë? Ka pasur temperaturë?

Zyshat tona sot e kanë mendjen për të bërë të tjera punë zonja të nderuara, nuk të del koha të jesh zyshë të bësh ditarin tër ditën dhe të lyesh dhe flokët e sy e buzë e vetulla, edhe thonjë edhe funde e minifunde, nuk ka mundësi. Zyshat tona kanë qenë të pamartuara pa fëmijë dikur, sot nuk kuptohet fare kush bëhet, pale kush vihet roje e shkollës që nuk kuptohet nuk kuptohet. Tani do e marrim këtë situatë në dorë apo do flasim sa bukur sa bukur.

Por një ditë pas raportimit, Kuvendi në videon e postuar Yuotube ka hequr fjalën e ish ministres Kodheli.