Aktualitet

Abuzimi i 15-vjeçares, UNICEF ka një mesazh për drejtësinë, median dhe shoqërinë

Abuzimi i 15-vjeçares, UNICEF ka një mesazh për

Rasti i abuzimit të adoleshentes në Babrru të Kamzës shokoi opinionin publik, ndërsa nxiti reagimin e institucioneve dhe personazheve të njohur. Lidhur me këtë rast, UNICEF dhe UN Ëomen shpreh shqetësimin për mënyrën e trajtimit të çështjes, nga drejtësia, media dhe qytetarët.

Reagimi i plotë:

UNICEF dhe UN Ëomen janë shumë të shqetësuar nga lajmet e fundit për një rast tjetër të dhunës seksuale ndaj një vajze adoleshente. Dhuna seksuale e kryer ndaj kujtdo është një krim, ne jemi veçanërisht të shqetësuar për intensitetin me të cilin prek gratë, vajzat e reja dhe fëmijët. Kjo përbën një shkelje të rëndë të të drejtave themelore të njeriut dhe sjell ndikim shkatërrues afatgjatë mbi viktimat dhe vendit ku jetojnë.

Ne i bëjmë thirrje institucioneve që të hetojnë krimet e tilla, duke vendosur një kulturë me tolerancë zero ndaj ngacmimit dhe abuzimit seksual. Gratë dhe vajzat duhet të ndjehen të sigurta në hapësirat ku mësojnë, jetojnë dhe luajnë. Ne gjithashtu i bëjmë thirrje mediave që të ndalojnë raportimin e detajeve që zbulojnë identitetin e të mbijetuarave dhe familjeve të tyre. Informacioni që ndahet me publikun duhet të ndihmojë në zhdukjen e kulturës së dhunës seksuale dhe media duhet të përdorë fuqinë e saj për të mbështetur plotësisht të mbijetuarat, jo autorët e krimit. Kryesisht i bëjmë thirrje të gjithë shoqërisë që të mos u kthejë shpinën atyre që u prekën nga kjo dhunë, të mos i fajësojë ata dhe të reagojë kundër abuzimit. Nuk ka justifikim dhe tolerancë ndaj përdhunimit!

Shqipëria ka hedhur hapa të konsiderueshme në mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, duke miratuar instrumentet kryesore për të drejtat e njeriut. Zbatimi i plotë i tyre, sot më shumë se kurrë, është thelbësor për të garantuar që të gjitha gratë dhe fëmijët mbrohen nga të gjitha format e abuzimit dhe shfrytëzimit. UNICEF dhe UN Ëomen në Shqipëri do të vazhdojnë të mbështesin punën e institucioneve publike dhe organizatave të shoqërisë civile për të promovuar një mjedis të sigurt për gratë dhe vajzat, ku ato ndjehen të fuqizuara që të jetojnë të sigurta dhe të kenë përkrahje kur është e nevojshme, teksa abuzuesit vihen para drejtësisë.

Lexo më shumë: