Aktualitet

Sulmi i dytë me armë në hotelin "Voloreka" brenda javës: Zbrazen 100 plumba

Sulmi i dytë me armë në hotelin "Voloreka" brenda

Një sulm me armë jashtë hotelit "Voloreka" në Tushemisht u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 05:00.

Dy persona kanë qëlluar me kallashnikov në drejtim të disa mjeteve të parkuara në hotel duke iu shkaktuar dëme materiale. Sipas raportimeve, janë qëlluar 100 plumba në drejtim të makinave të parkuara, duke dëmtuar 8 prej tyre. Ndërkohë me 24 plumba kanë qëlluar vetëm makinën e pronarit, Jetmir Muçllari.

Sipas informacioneve, ata kanë qëlluar edhe në drejtim të dhomës së djalit të pronarit. Ky nuk është atentati i parë, pasi më 1 gusht janë qëlluar 3 plumba në drejtim të hotelit, por kjo ngjarje nuk është raportuar më herët.

Sipas informacioneve, pronari i hotelit Jetmir Muçllari, ka pasur konflikte të mëparshme. Në vitin 2013 Muçllari kanë tentuar që ta ekzekutojnë me armë, për motive të dobëta. Ai është qëlluar nga Edmond Edmond Fejzollari.

Muçllari ka deklaruar ditën e sotme para efektivëve se nuk ka konflikte me asnjë.

Policia po punon për identifikimin e kapjen e autorëve si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.