I infektuar me Covid/ Hidhet nga kati i 7-të i pallatit, shpëton pedagogu

E Martë 26 Janar 2021, 10:25
TiranaPost
Një pedagog në qytetin e Elbasanit ka tentuar t'i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i shtatë i pallatit pasi ishte infektuar me Covid-19.
Ngjarja ka ndodhur një natë më parë, ndërkohë që pedagogu merrte mjekim kundër virusit në shtëpinë e tij.
Menjëherë pas ngjarjes pedagogu është nisur drejt spitalit dhe njoftohet se është jashtë rrezikut për jetën.