Aktualitet

I infektuar me koronavirus: Shefi i ORL tek Spitali Francez dërgohet jashtë për kurim

I infektuar me koronavirus: Shefi i ORL tek Spitali Francez dërgohet

Shefi i ORL-së në spitalin francez është infektuar me koroanvirus. Për shkak të gjendjes së rënduar Besim Boçi thuhet të jetë dërguar për mjekim në Turqi. Sipas burimeve për Report Tv ai tashmë ndodhet në gjendje të stabilizuar.

I infektuar me koronavirus: Shefi i ORL tek Spitali Francez dërgohet

Rasti i mjekut të spitalit francez nuk është i pari që dërgohet për kurim në Turqi. Disa deputetë të infektuar për shkak të gjendjes së rënduar u dërguan për trajtim atje. Mes tyre deputeti Enver Roshi, i cili u kthye i shëruar.

Mjekët kanë thënë se në Shqipëri nuk është pajisja e ECMO që bën furnizimin me oksigjen në gjak dhe heq dioksidin e karbonit. Kjo pajisje thuhet se kushton rreth 45 mijë paund.