Aktualitet

I kërkuan seks dhe para për t’i zhbllokuar makinën një shofereje, zbulohet skandali i dy policëve në Tiranë

I kërkuan seks dhe para për t’i zhbllokuar makinën një

Dy policë në Tiranë u ndaluan pas një skandali të zbuluar pas disa muajsh hetime nga SPAK dhe SHÇBA. Dy efektivët në shtator të vitit të kaluar i kanë kërkuar ryshfet dhe favore seksuale një shtetase, në këmbim të dorëzimit të automjetit të cilin ia kishin bllokuar.

Të ndaluarit janë Henrik Zelija, me detyrë oficer i Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë dhe Laurenc Duda, me detyrë shef Seksioni për Verifikimin e Shkeljeve Administrative.

“SPAK thekson se është e provuar dhe dokumentuar se dy punonjësit, gjatë ushtrimit të detyrës në këmbim të dorëzimit të automjetit tip 'Range Rover' në pronësi të një shtetaseje të sekuestruar në cilësinë e provës materiale për një ngjarje ndodhur në shtator 2019, i kanë kërkuar ryshfet dhe favore seksuale. Janë siguruar prova se me veprimet dhe mosveprimet me dashje, në një periudhe kohore relativisht të gjatë, kanë zvarritur procedurat ligjore të dorëzimit të automjetit me qëllim përfitimin e favoreve të mësipërme, duke konsumuar elementë të shpërdorimit të detyrës dhe të korrupsionit pasiv”, thuhet në njoftimin e policisë.