Aktualitet

Sulmi me 100 plumba në Hotel Voloreka, kapen edhe dy autorë të tjerë në Tiranë

Sulmi me 100 plumba në Hotel Voloreka, kapen edhe dy autorë të
Ka shkuar në 7 numri i të arrestuarve për sulmin me armë në Hotelin Voloreka që ndodhet në Tushemisht të Pogradecit. Autorët kanë kryer dy sulme në këtë hotel me datë 1 dhe 8 gusht. Dy persona janë arrestuar sot në Tiranë, identiteti i të cilëve deri më tani nuk bëhet me dije, ndërsa dje përfundoi në pranga i dyshuari si organizatori i sulmit, me emrin Ilir Berberi, 52 vjeç i njohur nga policia dhe me precedentë të mëparshëm penalë.

Po ashtu është arrestuar edhe Mariglen Topuzi ndaj të cilit u vendos masa me 30 ditë burg. Të arrestuarit akuzohen se kanë qëllur me 100 plumba në drejtim të hotelit në pronësi të Jetmir Muçllarit i cili qëndron aty me djalin e tij.

Sulmi me 100 plumba në Hotel Voloreka, kapen edhe dy autorë të