Një tërmet me magnitudë 5.1 Rihter ka lëkundur Turqinë mëngjesin e sotëm. Lëkundjet u ndjenë rreth orës 07:46.
Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare tërmeti u regjistrua në rajonin e Turqisë Qendrore në zonën e Malateas dhe thellësia e tërmetit ishte 8 kilometra.
Fatmirësisht nuk ka raportime për dëme materiale apo pasoja në njerëz.
Megjithatë, ka mjaftuar për të shkaktuar panik te banorët që e kanë të freskët tërmetin fatal që i goditi 2 vite më parë.