Aktualitet

Abuzimi me të miturën, mbyllen hetimet për Abaz Dogën dhe tre të rinjtë

Abuzimi me të miturën, mbyllen hetimet për Abaz Dogën dhe

Dosja e çështjes së abuzimit seksual ndaj të miturës 15 vjeçe në Kamëz ka mbërritur në Gjykatë. Kjo pasi prokuroria ka mbyllur hetimet për ish rojën e shkollës së akuzuar për abuzim seksual dhe shantazh ndaj të miturës, dhe në këtë ngjarje janë të përfshirë edhe tre të rinj, të cilët akuzohen për ngacmim dhe shantazh përmes videove intime.

Informacionet e prokurorisë kanë rënë në duart e mediave, dhe thuhet se sipas kërkesës për gjykim, e mitura ka deklaruar se e kanë kërcënuar se do i nxirrnin foto dhe video intime nëse nuk pranonte të kryente marrëdhënie në shtëpinë e Abaz Dogës. Pretendohet se abuzuimi i parë i rojës me të miturën ka nisur në vitin 2018, e mitura thotë se është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale disa herë të tjera për shkak të presionit dhe frikës së të rinjtë dhe roja do u tregonin familjarëve pamjet filmike.

Në materialin e prokurorisë Klajdi Poci akuzohet se e ka kërcënuar të miturën me videot, dhe se e ka detyruar të kryejë marrëdhënie me të.

3 të rinjtë kanë kundërshtuar njëri tjetrin lidhur me abuzimin ndaj të miturës, ndërsa vetë ajo ka thënë se për herë të parë është abuzuar nga Abaz Doga, por ky i fundit, ish roja i shkollës 9-vjeçare thotë se herën e parë vetëm e ka prekur, ndërsa shton se kanë qenë dy të rinjtë që kanë abuzuar fillimisht me vajzën duke i bërë dhe video. Videot të rinjve ia ka blerë ish roja kundrejt parave dhe i ka përdorur për shantazh.

Djali i akuzuar, Klajdi Poci ka treguar se ka kryer disa herë marrëdhënie me vajzën, por shton se videon e ka filmuar roja.

Dy djemtë e tjerë të mitur kanë thënë se Abaz Doga i ka bërë presion të miturës që të shkonte me të, me videon e filmuar prej tyre.

Pritet që Gjykata të shqyrtojë dosjen dhe të japë vendimin për rojen e shkollës dhe tre të rinjtë.