Aktualitet

Abuzimi me tenderin e uniformave të policëve. Lihen në qeli 8 ish zyrtarët e Ministrisë së Brendshme

Abuzimi me tenderin e uniformave të policëve. Lihen në qeli 8 ish

Lihen në burg 8 ish zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, të cilët akuzohen për shkelje të barazisë dhe abuzim me tenderin e uniformave të policisë që kapi vlerën 2.8 miliardë lekë. 8 të arrestuarit kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë, për të lënë qelinë por Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën duke i lënë në burg. Ishte gjyqtari Erion Bani i cili vendosi që të lërë në fuqi vendimin e 30 korrikut nga Gjykata e Apelit.

Ndërkaq, GJKKO pritet që të nisë gjykimin për çështjen e abuzimit me tenderin në javën e ardhshme.

Të akuzuar dhe të arrestuar janë:

-Edlira Naqellari, ish drejtoresha e Prokurimeve Publike

-Flutura Çekrezi, anëtare e njësisë së prokurimit

-Ani Omuri, anëtare i njësisë së prokurimit

-Kleivis Hasani, anëtar i njësisë së prokurimit

- Kreshnik Bejkaj, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

-Fatmir Demneri, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

-Mariglen Buzali, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

-Gëzim Mingaj, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

-Anisa Bogdani, anëtare e njësisë së prokurimit, është lënë në 'arrest shtëpie'.

*Tiranapost.al.