Atentati në Peqin: Kush janë personat e përfshirë dhe e shkuara e të plagosurit
Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë mbrëmje në Peqin, ku një 31 vjeçari iu bë një atentat, e për pasojë mbeti i plagosur.
I plagosuri është identifikuar me emrin Besmir Hakballa. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit, por më pas është drejtuar drejt Traumës për shkak të plagës që ka marrë, ndonëse është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka arritur të identifikojë dhe autorin e plagosjes. Ai është Adriatik Mezja, person me precedentë të mëparshëm penalë. Para disa muajsh Adriatik Mezja ka qenë objektiv i një atentati me armë zjarri, por i ka shpëtuar.
Edhe 31 vjeçari i plagosur, është një emër i njohur për policinë. Ai figuron person me precedentë të shumtë penalë, për grabitje dhe trafik të lëndëve narkotike.
I plagosuri ka qenë i arrestuar si i dyshuar për grabitjen e shtëpisë së Skënder Zeqirit rreth një vit më parë në Peqin, ai u akuzua se bashkë me dy të tjerë grabitën 65 milionë lekë të vjetra në lagjen Xhami.
Policia po punon për të zbardhur shkaqet e ngjarjes dhe lidhjen mes dy personave.