Aktualitet

Sulmi në xhami/ Gjykata rrëzon kërkesën e Rudolf Nikollaj për t'u shtruar në spitalin psikiatrik

Sulmi në xhami/ Gjykata rrëzon kërkesën e Rudolf Nikollaj

Është rrëzuar sot nga Gjykata e Apelit kërkesa e avokatit mbrojtës të Rudolf Nikollit për t’u shtruar në spitalin psikiatrik e jo për të qëndruar në burg.

Rudolf Nikolli është 35 vjeçari i cili më 19 Prill plagosi 5 persona në xhaminë Dine Hoxha në Tiranë. Sipas avokatit ai nuk m7und të qëndrojë në qeli për shkak të probleme me shëndetin mendor dhe se duhet dërguar në spital psikiatrik. Por kjo kërkesë e avokatit u refuzua. Avokati Isuf Shehi e depozitoi kërkesën në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Gjykata e Apelit ndërkohë vendosi masën e arrestit me burg, me kërkesë të prokurorisë. Rudolf Nikolla nga Burreli, akuzohet për veprën penale "veprime për qëllime terroriste”.

Sulmi në xhami/ Gjykata rrëzon kërkesën e Rudolf Nikollaj

Familjarët e tij kanë thënë se veprimi i Nikollajt nuk ka të bëjë me radikalizëm, por për shkak se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor, të cilat i ka shfaqur prej 6 muajsh dhe nuk është kuruar, pasi ka refuzuar të marrë medikamentet.

*Tiranapost.al.