Aktualitet

I pata thënë nuk ke për t’u ndarë prej meje! Dëshmia e 58 vjeçarit që vrau gruan në Elbasan

I pata thënë nuk ke për t’u ndarë prej meje!

“I pata thënë që nuk ke për t’u ndare prej meje, donte të më fuste ne burg”. Kjo është dëshmia e 58 vjeçarit Koço Buzo në polici. Mesditën e djeshme ai vrau bashkëshorten e tij Liljana Buzo pranë Gjykatës në Elbasan, ku kishte shkuar për seancën e divorcit me 58 vjeçarin. Ajo kishte kërkuar prej kohësh një urdhër mbrojtje, dhe e kishte denoncuar për dhunën që ushtronte bashkëshorti ndaj saj.

I pata thënë nuk ke për t’u ndarë prej meje!

Në ngjarjen e rëndë, u plagosën edhe dy persona të tjerë, mes tyre një kalimtar rasti. Ata po trajtohen në spital jashtë rrezikut për jetën.

54-vjeçarja e ndjerë dhe nënë e tre fëmijëve sapo kishte mbaruar seancën për procesin e divorcit. Bashkëshorti po e priste jashtë, dhe sapo Liljana Buzo ka dalë nga dera e Gjykatës ai iu afrua duke e qëlluar me 7 plumba kallashnikovi.

*Tiranapost.al.