Aktualitet

I riu goditi gardistin dhe tentoi të futet me dhunë në Kryeministri, policia jep detajet

I riu goditi gardistin dhe tentoi të futet me dhunë në

Një ngjarje disi e çuditshme ka ndodhur dje në kryeministri. Ku një i ri ka goditur gardistin dhe ka tentuar të futet në Kryeministri. Motivi është i paqartë.
32-vjeçari A.L është identifikuar nga policia dhe akuzohet për prishje të qetësisë publike.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 32 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, pasi ka goditur kabinën e rojeve të sigurisë së Gardës së Republikës dhe ka tentuar të futet në ambientet e Kryeministrisë”, njofton Policia.