Aktualitet

I riu me Covid që i dha fund jetës ishte djali i një prej stilisteve të njohura

I riu me Covid që i dha fund jetës ishte djali i një prej

29-vjeçari me Covid që ndërmori aktin ekstrem, pasi i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i Sanatoriumit, vjen nga një familje e njohur në qytetin e Durrësit. Viktima është identifikuar nga mediat si Xhino Koça, i cili prej 4 ditësh ndodhej i shtruar në spital ku po trajtohej për virusin.

Xhino ishte djali më i vogël i dy prindërve të njohur nga Durrësi, stilistes Lira Koça dhe kreut të Njësisë Administrative nr.2 Leonard Koça.

I riu me Covid që i dha fund jetës ishte djali i një prej

Nëna e tij është njohur si kuruese e imazhit të disa prej moderatorëve të njohura, mes tyre Marina e Luana Vjollca apo Xhemi Shehu.

Për ngjarjen e rëndë kanë nisur hetimet, ndërsa në një reagim të spitalit “Shefqet Ndroqi” thuhet se i riu po trajtohej “me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar”.

Ngjarja ndodhi rreth orës 4:30, kur infermierja shkoi në dhomën e tij për t’i bërë injeksionin, por u largua për të marrë një tjetër medikament.

Në atë moment i riu është ngritur nga krevati dhe është hedhur nga dritarja. Kur infermierja është kthyer, ajo s’e ka gjetur pacientin në dhomë.