Aktualitet

I riu që ndërroi jetë nga Covid foli në media disa muaj më parë për pandeminë

I riu që ndërroi jetë nga Covid foli në media disa muaj

37-vjeçari i infektuar me Covid që ndërroi jetë, drejtonte një biznes në Korçë dhe kishte folur për median pak kohë më parë, lidhur me pandeminë.

Lorent Kreka ishte shprehur për mikrofonin se pas mbylljes së pranverës, gjithçka të kishte kaluar dhe tashmë të na prisnin ditë më të mira.

I riu që ndërroi jetë nga Covid foli në media disa muaj

“Kjo situatë na penalizoi nga ana ekonomike dhe psikologjike. Ka qenë situatë e vështirë, por e përballuam dhe shpresojmë që gjithçka t’i rikthehet normalitetit. Kemi kaluar një situatë të vështirë në biznesin tonë. Shpresojmë për më mirë”, tha Klementi për “Abc News”.

Pacienti, baba i dy fëmijëve, pa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese ishte nisur me urgjencë dje nga Tirana, por nuk bëhen me dije arsyet e vdekjes, ndërsa pritet raporti mjeko-ligjor.