Aktualitet

I shkuan për kontroll në banesë/ Policia arreston 51-vjeçarin që i kërcënoi me granatë

I shkuan për kontroll në banesë/ Policia arreston

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Gjirokastrës, ku një 51-vjeçar me precedent penal për veprën e vrasjes dhe kontrabandës ka kërcënuar me një granatë dore punonjësit e Policisë që i shkuan në banesë për një kontroll rutinë.

Sipas raportimit të Policisë, sapo shtetasi me inicialet A.I është lajmëruar për ushtrimin e kontrollit në banesën e tij, në lagjen “11 Janari” ai ka marrë granatën dhe ka kërcënuar punonjësit e Policisë që të mos e ndiqnin.

Pas këtij akti, Policia në bashkëpunim me Forcat Speciale “Shqiponja” ka rrethuar banesën e shtetasit dhe ka bërë të mundur neutralizimin e tij dhe arrestimin. Pas kontrollit në banesë brenda saj janë gjetur armë zjarri pa lejë.

Materialet e çështjes i kanë kaluar Prokurorisë së Shkallës së Parë Gjyqësore të Gjirokastrës për veprime të mëtejshme kundër të arrestuarit.

Tiranapost.al