Sulmi ndaj Top Channel, Policia e Tiranës ngushton pistat e hetimit

24 orë nga shpërblimi prej 100 mijë eurosh, i vendosur nga Policia e Shtetit për këdo që jepte informacion të vlefshëm për gjetjen e autorëve që sulmuan TCH, policia nuk ka ende asnjë të dhënë mbi autorët e sulmit.
Ndërkohë Policia vijon të marrë dëshmi. Sipas informacioneve të fundit, ajo ka vijuar këqyrjen e kamerave të sigurisë rreth zonës afër godinës së Top Channel, por edhe kamera të tjera në ambiente të ndryshme por duke ruajtur sekretin hetimor.
Nga ana tjetër, pas hetimeve tre ditore, Policia e Tiranës po bën përjashtimin e disa pistave të ngritura duke ngushtuar pistat e hetimit.
Hetimi është kanalizuar në disa drejtime më të ngushta, ndërsa vijon puna për hetimin e gjurmëve të lëna pas nga autorët, si targat dhe makina, ku po shpresohet për identifikimin e autorëve, që mesa duket është ende larg.