Aktualitet

I zhdukur prej 4 ditësh, familjarët dyshime se 40-vjeçari është rrëmbyer

I zhdukur prej 4 ditësh, familjarët dyshime se 40-vjeçari

Ermal Ngucaj, 40 vjeç, nga Lepenica e Vlorës prej 4 ditësh ka humbur kontaktet me familjen.

Kanë qenë familjarët ata që kanë bërë sot denoncimin për zhdukjen e 40-vjeçarit. Mësohet se dyshimet paraprake të policisë lidhen me ngjarje për shkak së të kaluarës së Ngucajt, i cili ka pasur precedent penal të mëparshme.

Po ashtu bëhet me dije se 40-vjeçari ka një vit që ka dalë nga burgu.

Ndërkohë makina e Ngucajt është gjetur në  fshatin Mavrovë të Vlorës dhe familjarët dyshojnë se bëhet fjalë për rrëmbim.