Aktualitet

Ia puth duart asaj vajze! Mikja e Kujtim Prodanit zbulon lidhjen që kantautori nuk e bëri kurrë publike

Ia puth duart asaj vajze! Mikja e Kujtim Prodanit zbulon lidhjen që

I trishtë ishte lajmi i ndarjes nga jeta të Kujtim Prodanit, kantautorit i cili i këndoi Tiranës dhe gjithmonë dashurisë. Ai ndërroi jetë nga koronavirusi, pas një beteje prej disa ditësh i shtruar në spital dhe sekretin e tij për publikun e zbuluan miqtë e tij. Kujtimi nuk e bëri kurrë publik faktin se ishte në një lidhje dashurie me dikë dhe për këtë ka qenë gjithmonë i rezervuar. Në emisionin e Rudina Magjistarit, miqtë e tij treguan se ai në fakt ishte me dikë që e donte shumë,edhe pse emrin nuk e zbuluan. 

Një prej mikeshave të tij, Alda Bina tregoi në emision:

“Mikesha e tij e zemrës ishte shoqe, partnere e më pas u bë kritikja e tij më e mirë. Shumë nga ne e dimë se kush është, asaj vërtet i është shkulur zemra. Të jeni të sigurt që të gjitha kujtimet e tij, këngët e fundit, ka qenë ajo që e konsultonte, ajo ishte njeriu që në momentet e fundit shkëmbente mesazhet me miqtë, me shokët kur ai nuk fliste dot më. Ai ishte diskret sepse nuk donte që gjërat e tij t’i ndante me të tjerët dhe gjërat e tij të rëndësishme, ishin gjërat e tij. Ajo ishte një gjë e natyrshme, nuk ishe një gjë që e kërkoi apo ajo e kërkoi. Ajo është një vajzë aq e mençur dhe kishte një dashuri aq të madhe për Kujtimin sa nuk e ndryshoi Kujtimin. Nuk luftoi për ta ndryshuar Kujtimin që t’i thoshte… Domethënë kaq shumë e deshte dhe e do saqë nuk e ndryshoi. Madje ai miku ynë Adi Karakashi nga Italia atë ditë që humbëm Kujtimin tha ia puth duart asaj vajze për këtë Kujtimin e bukur që mbeti zemër gjerë gjithmonë”.

*Tiranapost.al.