Aktualitet

Ideja e Kryemadhit për shkollat: Mësim në komunitet

Ideja e Kryemadhit për shkollat: Mësim në komunitet

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, propozoi një alternativë ndryshe nga mësimi online, ai në komunitet. Ndërsa la të kuptohej se nuk ka një ide të qartë për strategjinë që mund të përdoret, Kryemadhi tha se ajo është për mbylljen e shkollave dhe nxënësit nëpër lagje të mblidhen nga mësuesit në ambiente të veçanta, që duhet të merren me qira nga qeveria.  

“Shkollat të mbyllen dhe mësimi të bëhet në komunitet, jo online. Sistemi arsimor ka qindra mësues në pension, ashtu sikurse janë studentët e Masterit për mësuesi dhe në qytetet e mëdha kemi administratorët e pallateve që kanë një databazë për fëmijët. Çdo pallat ka ambiente dhe ka mijëra biznese të mbyllura dhe qeveria të marrë një ambient me qira në lagje për 2-3 orë. Jam për arsim në komunitet në klasat 1-4. Çdo pallat ka një ambient bosh që mund t’ia vërë në dispozicion mësimit në komunitet”, tha Kryemadhi në emisionin “Real Story”.