Aktualitet

Identifikohet autori i vrasjes së taksistit në Fushë-Prezë

Identifikohet autori i vrasjes së taksistit në Fushë-Prezë

Policia ka identifikuar autorin e vrasjes së taksistit 71-vjeçar, Abdulla Budlla që u gjet u pajetë dy ditë më parë në Fushë-Prezë.

Sektori i krimeve të rënda në Policinë e Tiranës po zhvillon një operacion për kapjen e vrasësit të 71-vjeçarit, që është ende ë arrati.

Mediat e ndryshme bëjnë me dije se në ambientet e Prokurorisë janë shoqëruar disa persona që besohet se kanë informacion në lidhje me ngjarjen.

Taksisti 71 vjec ishte qëlluar me 7 plumba. Gëzhojat e armës nuk u gjetën në vendngjarje.