Aktualitet

Çifti britanik zgjedh agroturizmin në Sarandë dhe bregdetin e Ksamilit për festën e ditëlindjes

Çifti britanik zgjedh agroturizmin në Sarandë dhe bregdetin e

Marcin ka ditëlindjen dhe partnerja e tij, Kinga ka vendosur t’i bëjë surprizë një udhëtim turistik në Shqipëri. Çifti simpatik britanik e ka regjistruar eksperiencën, të cilën e quajnë fantastike në vendin tonë, duke e rrëfyer hap pas hapi parajsën e bregdetit të Ksamilit, por dhe ndalesën për një natë në një prej agroturizmeve të Sarandës, ku degustohet vera, por ekspozohet edhe rakia tradicionale shqiptare.

Fillimisht dy të rinjtë nga Britania tregojnë se çdo gjë, duke nisur nga procedura e parë, ajo e prerjes së siguracionit ishte e thjeshtë, edhe kalimi në pikën kufitare po ashtu, si dhe rruga drejt destinacionit të tyre, vetëm 45 minuta e gjatë.

Me furgonin e tyre lëvizës, camper, dy të rinjtë vendosën të qëndrojnë natën e parë në kantinën dhe agroturizmin në Sarandë, ndërsa mengjësin e nesërm, favorizuar edhe nga moti i ngrohtë, ata zgjedhin plazhin e Ksamilit.

Për më shumë ndiqni videon e dy të rinjve të publikuar edhe në profilin e Kryeministrit Edi Rama, i cili duke falenderuar turistët e huaj që zgjodhën Shqipërinë për ta promovuar si destinacion edhe në vendin e tyre, thotë se për këdo që kontribuon për promovimin e Shqipërisë, ka një vend në hapësirën e tij në rrjetet sociale.