Aktualitet

IGJEUM paralajmëron: Këto janë 10 qarqet më të rrezikuara nga zjarri

IGJEUM paralajmëron: Këto janë 10 qarqet më të

IGjEUM ka paralajmëruar se cilat zona janë me rrezikshmëri më të lartë nga zjarret si pasojë e rritjes së temperaturave.

Sipas njoftimit të IGJEUM 10 qarqe të vendit temperaturat pritet të shkojnë në 41 gradë Celcius.

Njoftimi i IGJEUM:

Sot pasdite (e shtunë dt.31) dhe nesër (e diel dt.01) pritet nivel “I LARTË” rreziku në pothuajse të gjitha qarqet e vendit. Vetëm në qarqet Dibër dhe Durrës pritet nivel “I MODERUAR” rreziku (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në qarqet Dibër dhe Durrës pritet rrezik “I LARTË” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: Dibër (perëndim) dhe Durrës (jug).

Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e nesërme.

Sot pasdite (e shtunë dt.31) dhe nesër (e diel dt.01) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Nesër (e diel dt.01) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në vendet e ulëta: 20 / 41 °C

Sot pasdite (e shtunë dt.31) dhe nesër (e diel dt.01) era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare. Vala e të nxehtit gjatë ditëve në vijim, përveç temperaturave të larta, do të shoqërohet edhe me pluhur me origjinë nga shkretëtira e Saharasë.