Aktualitet

Ikin dritat në mesnatë deri në mëngjes për këto zona të Tiranës, duke nisur nga TEG

Ikin dritat në mesnatë deri në mëngjes për këto

Për shkak të ndërhyrjes në remont, energjia elektrike do të stakohet nga mesnata e sotme deri në orën 6 të mëngjesit. Ndërprerja e dritave do të prekë zonat në Tiranë si TEG, Pallatet Pranë Kopshtit Botanik, Sauk apo Vishnje. Lajmi është publikuar nga faqja zyrtare e OSHEE, duke njoftuar të gjithë abonetet e këtyre zonave për ndërprerjen e dritave.

Lexo njoftimin e plotë si më poshtë:

Njoftim i OST për abonentët #Tiranë

Stakim, 15 shtator

Me kërkesë të OST e cila do të kryejë remont të planifikuar në zbarrat 110kV në NST Farkë dhe në traktin 110kV të linjës 110kV Farkë – Traktora, në datën 15 shtator gjatë intervalit kohor 00:00-06:00 do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë:

Farkë, Pallatet pranë Kopshtit Botanik, TEG, Vilat, Ibë, Sauk, Lundër, Vishnje

*Tiranapost.al.