Aktualitet

Ilir Meta shkon në SPAK dhe vijon sulmet ndaj Altin Dumanit

Ilir Meta shkon në SPAK dhe vijon sulmet ndaj Altin Dumanit

Ilir Meta është paraqitur sot në SPAK.

Teksa i drejtohej Prokurorisë së Posaçme, Meta ka folur për mediat, pa i ndalur sulmet për kreun e SPAK, Dumanin.

“A e njeh Dum Dumanin kush është? Dum Dumani është ai që nuk guxon që të hapë çështjen e McGonigal, se është me Ramën. Ai nuk guxon që të përmendë emrin e Ramës. As për çështjen e Sali Berishës që e kthehu. Po shkoj te Dum Dumani”, tha Meta për mediat.

Dje në SPAK u paraqit edhe Monika Kryemadhi, bashkëshortja e Ilir Metës.