Imami për sulmin në Xhami: Shpresoj të mos ketë qenë akt terrorist
E Hënë 19 Prill 2021, 15:50
TiranaPost
Imami Ahmed Kalaja ka reaguar menjëherë pas sulmit me thikë në xhaminë tek “Rruga e Kavajës” në Tiranë, ku për pasojë mbetën të plagosur 5 persona.
Imami konfirmoi se personat e plagosur janë besimtarë myslimanë, dhe disa prej tyre janë anëtarë të stafit të xhamisë.
Ai tha se shpreson që sulmi të mos ketë qenë një akt terrorist. Ndërsa theksoi se xhamia do të kthehet në funksion brenda disa orësh. Ai u shfaq i prekur nga ngjarja e rëndë në muajin e shenjtë të Ramazanit.
Autori i sulmit me thikë brenda në xhami është arrestuar nga policia. Ai është 34 vjeçari me emrin Rudolf Nikolli, nga qyteti i Burrelit.
Ende nuk dihen arsyet e sulmit. 34 vjeçari do të merret në pyetje nga policia.
*Tiranapost.al.