Aktualitet

Imunologu Sulçebe i përgjigjet Skënder Brataj për dyshimet se gjysma e Tiranës ka kaluar Covid: Krejt gabim

Imunologu Sulçebe i përgjigjet Skënder Brataj për dyshimet

Kreu i Urgjencës Skënder Brataj e konsideroi të nxituar konkluzionion e Akademisë së Shkencave ku thuhej se gjysma e Tiranës e ka kaluar koronavirusin.

Brataj tha:

Nuk kam marrë pjesë në studim por si ndjekës i situatës dhe punës menbdoj se ishte pak i nxituar si konkluzion, për arsye jo të metodave,, për arsye të numrit metodologjisë grupmoshat, personat sepse nëse ke vajtur në qendër shëndetësore, dihet se kanë qenë të sëmurë. Në momentin e parë të pandemisë, dilte përqindje e ulët 5 % arriti infeksioni, në një periudhë vajti 38% por ishte momenti kur testoheshin ata me simptoma, sa më shumë të testoje aq me e lartë ishte %. Edhe këto teste , kush e ka bërë këtë punë duhet të tregojë metodologjinë dhe kujt iu bë, se mund të jetë një klaster por s'u morën këta elemente është vështirë të dalësh në këtë konkluzion.

Në kërkime shkencore bën hetim për të parë sa është imuniteti por jo me 800 veta, jo vetëm me qendra shëndetësore, por një pallat një lagje. Në qendra shumica janë të sëmurë detyrimisht dalin ato shifra. Unë mendoj se nuk është ajo % në Tiranë. Ky konkluzion në këtë moment pandemie mendoj është i papërshtatshëm. 

Për komentin e tij, ka reaguar imunologu Genc Sulçebe, i cili bashkë me mjekun Alban Ylli kanë drejtuar studimin.

Imunologu Sulçebe thotë se pretendimi i Bratajt se vetëm 25% e banorëve të Tiranës e kanë kaluar Covid dhe jo 50% është i gabuar. Ai tregon metodën randon nga qendrat shëndetësore të përodorur për të arritur konkluzionin se gjysma e Tiranës e ka kaluar virusin. 

Sulçebe: 

‘Me cuditi denigrimi krejt subjektiv qe Z. Brataj i ben ketij studimi. Ai nuk e pranon shifren e mesiperme per qytetin e Tiranes dhe thote, sigurisht vetem me hamendjen e tij, qe seroprevalenca e vertete ne qytetin e Tiranes eshte 20 deri 25%. Ketu ai i referohet dhe burimeve epidemiologjike nga SHBA te cilat konfirmojne qe prevalenca e vertete e infeksionit ne popullate eshte 10 here me e larte se sa numri i individeve te deklaruar zyrtarisht.

Pra, duke u nisur nga kjo reference e permendur nga vete Z. Brataj, dhe sic pohon dhe vete ai ne prononcimin e tij, ne qoftese numri i personave te deklaruar ne Shqiperi si te infektuar me COVID-19 deri tani eshte rreth 60 000 atehere numri real i individeve te infektuar duhet te jete ne fakt 600 0000 qe korrespondon me rreth 21 % te popullates shqiptare. Deri ketu ne jemi dakord me Z. Brataj, por persa i perket qytetit te Tiranes ai eshte krejt gabim pasi kjo perqindje nuk mund te jete e vlefshme per kryeqytetin’.

Postimi i plotë:

Te dashur miq,

Degjova me date 9 Janar 2021 prononcimin ne media te Zotit Brataj lidhur me studimin e Akademise se Shkencave mbi seroprevalencen e infeksionit COVID-19 ne qytetin e Tiranes.

Lidhur me kete studim, ne rradhe te pare duhet vene ne pah dhe lavderuar inisiativa e Akademise se Shkencave qe ne kushtet e veshtìra te pandemise dhe me mundesi modeste financiare mundesoi realizimin e ketij studimi te vetem ne Shqiperi i cili hedh drite objektivisht mbi shtrirjen e infeksionit COVID-19 ne qytetin e Tiranes.

Studimi i Akademise se Shkencave u realizua ne 2 faza dhe eshte programuar me parametra te rrepte shkencore. Dihet qe kriteret epidemiologjike dhe statistikore ne rradhe te pare i vejne rendesi perzgjedhjes se duhur te kampionit perfaqesues te popullates se sa madhesise se ketij kampioni. Kriteri kryesor ne te dy fazat ishte perzgjedhja e rastesishme e nje kampioni popullate qe te perfaqesoje sa me mire popullaten e moshave 20 deri 70 vjec qe jane perdorues te mbulimit shendetesor publik ne qendrat shendetesore te qytetit te Tiranes. Ne te dy fazat studimi u realizua me perzgjedhjen "random" te qytetareve nga regjistrat e kater qendrave shendetesore te Tiranes urbane qe mbulojne 258 000 banore.

Ne fazen e pare, ne fund te qershorit 2020 seroprevalenca e antitrupave IgG anti SARS-CoV-2 ne keto grup mosha rezultoi 6,4% ndersa ne fazen e dyte, ne fund te dhjetorit 2020 49,6%. Kampioni i popullates i selektuar ne kete menyre ne fazen e dyte ishte prej 818 individesh dhe ai perfaqeson me interval te besueshem sigurie popullaten e moshave 20 deri 70 vjec te zonave urbane te qytetit te Tiranes.

Me cuditi denigrimi krejt subjektiv qe Z. Brataj i ben ketij studimi. Ai nuk e pranon shifren e mesiperme per qytetin e Tiranes dhe thote, sigurisht vetem me hamendjen e tij, qe seroprevalenca e vertete ne qytetin e Tiranes eshte 20 deri 25%. Ketu ai i referohet dhe burimeve epidemiologjike nga SHBA te cilat konfirmojne qe prevalenca e vertete e infeksionit ne popullate eshte 10 here me e larte se sa numri i individeve te deklaruar zyrtarisht.

Pra, duke u nisur nga kjo reference e permendur nga vete Z. Brataj, dhe sic pohon dhe vete ai ne prononcimin e tij, ne qoftese numri i personave te deklaruar ne Shqiperi si te infektuar me COVID-19 deri tani eshte rreth 60 000 atehere numri real i individeve te infektuar duhet te jete ne fakt 600 0000 qe korrespondon me rreth 21 % te popullates shqiptare. Deri ketu ne jemi dakord me Z. Brataj, por persa i perket qytetit te Tiranes ai eshte krejt gabim pasi kjo perqindje nuk mund te jete e vlefshme per kryeqytetin.

Dihet qe Tirana, sipas te dhenave zyrtare te deritanishme, perben gjysmen e rasteve me COVID-19 te gjithe Shqiperise. Atehere, ne zonat urbane te Tiranes duhet te jene deri tani te pakten 300 000 te infektuar nga COVID-19. Kjo vlere korrespondon dhe me shifren afer 50% te seroprevalences se antitrupave anti SARS-CoV-2 qe nxori dhe studimi i Akademise se Shkencave ne qytetin e Tiranes. Pra hamendja e Z. Brataj qe Tirana ka nje perqindje infeksioni prej maksimum 25% eshte e gabuar.

Pergezoj pa dyshim punen e Z. Brataj per organizimin e Urgjences Mjekesore, por e ftoj ate te konsultoje ekspertizen shkencore perpara se te prononcohet publikisht per studime jashte fushes se tij operacionale.

*Tiranapost.al.