Aktualitet

Imunologu Sulçebe nuk do e bëjë tani vaksinën: Përse mund ta bëjë pas një viti?

Imunologu Sulçebe nuk do e bëjë tani vaksinën: Përse

Imunologu Genc Sulçebe teksa fliste në intervistë për rëndësinë e vaksinës anti-koronavirusit, tha se vetë nuk do ta bënte, por jo sepse nuk ka besim. Ai tregoi se e ka kaluar koronavirsusin dhe se tanimë përparësi duhet të kenë ata që ende nuk e kanë kaluar. Sipas tij, personat që kanë kaluar koronavirusin, kanë antitrupa që mund të zgjasin imunitetin deri në 8 muaj, dhe vaksinën mund ta bëjnë pas 1 viti ose 2 vitesh, siç ka vendosur edhe për veten e tij.

‘’Unë e kam kaluar Covidin, s’kam nevojë ta bëj. E kotë që ta bëj, duhet ta bëjnë sa më tepër njerëz që nuk e kanë kaluar. S’ka kuptim ta bëjmë ne që e kemi kaluar. Pas 1 viti ose 2 mund ta bëjmë.’’

Imunologu ka treguar më herët se nuk ka përdorur medikamente për të luftuar virusin, por duke ia lënë metabolizmit të tij. Sigurisht duke mos qenë pjesë e asaj kategorie që janë sëmurë rëndë dhe është dashur të shtrohen në spital.

*Tiranapost.al.