Aktualitet

Imunologu Sulçebe shpjegon pse nuk duhet të shqetësohemi për imunitetin ndaj koronavirusit

Imunologu Sulçebe shpjegon pse nuk duhet të shqetësohemi

Imuniteti i masës ndaj koronavirusit në vendin tonë duhet të arrijë nivelin 60%. Aktualisht Tirana është kryeqyteti që ka arritur nivelin 20%, pra 20% e qytetarëve të Tiranës kanë arritur imunitet ndaj koronavirusit, ndërsa në rast vnedi shifrat janë më të ulëta, tek 10 përqindëshi.

Këtë sqaroi sot imunologu Sulçebe në një intervistë, ku megjithatë qetësoi qytetarët lidhur me shqetësimin nëse imuniteti ndaj virusit nuk zgjat: Pra nëse një person që ka kaluar Covid nuk i zgjat periudha e imunitetit.

Imunologu sqaron:

“Imuniteti është në varësi të intensitetit të kalimit të sëmundjes. Për shembull imuniteti ndaj SARS dhe MERS është afatgjatë, janë gjetur edhe mbas shumë vitesh antitrupa në këto individë. Mendohet se imuniteti edhe këtu do të jetë i ngjashëm pra do të ketë një zgjatje mbas një, dy apo dhe më tepër vjet padyshim. Pra duhet të jemi të qetë që mbas kalimit të këtij infeksioni ne kemi imunitet pra jemi të mbrojtur nga reinfektimet e mëtejshme”.


COVID-19 – Statistika (28 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 311
Të shëruar ne 24 orë 85
Të shtruar në spitale 289
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 1397

Testime totale 121,004
Raste pozitive 20,040
Raste të shëruara 10,893
Raste Aktive 8,654
Humbje jete 493

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4362
Durrës 832
Fier 646
Shkodër 518
Korçë 513
Lezhë 389
Elbasan 384
Vlorë 351
Berat 256
Kukës 184
Gjirokastër 129
Dibër 90