Aktualitet

Imunologu Sulçebe: Të përjashtuar nga vaksina nuk janë të gjithë alergjikët, vetëm nëse kanë këtë problem

Imunologu Sulçebe: Të përjashtuar nga vaksina nuk janë

Personat që kanë alergji të thjeshtë nuk janë të përjashtuar nga vaksina anti-koronavirusit. Në artikuj të ndryshëm është thënë se alergjikët nuk duhet ta bëjnë vaksinën, por imunologu Genc Sulçebe bën një sqarim për këtë kategori. Në News 24 ai tha se: Persona me alergji në Shqipëri dhe kudo ka shumë, por ata mund ta bëjnë vaksinën pa asnjë problem. Por ata që duhet të shihen me kujdes janë ata me reaksione të rënda alergjike anafilaktike, që shoqërohen me rëndim të frymëmarrjes.

Gjithashtu imunologu tha se gratë shtatzëna janë të përjashtuara jo për shkak të efekteve të vaksinës, por për shkak se nuk janë përfshirë në studim.

*Tiranapost.al.