Aktualitet

Imzot George Frendo nesër kthehet në Tiranë. Do celebrojë Meshën e Krishtlindjes

Imzot George Frendo nesër kthehet në Tiranë. Do celebrojë

Imzot George Frendo ka fituar betejën me koronavirusin, pas 33 ditësh në spital dhe pritet që nesër të mbërrijë në Shqipëri.

Ai do të celebrojë Meshën e Krishtlindjeve më 24 Dhjetor në orën 20.00, e cila do të zhvillohet në zbatim të kushteve të pandemisë.

Mbi një muaj më parë Imzot George Frendo u prek nga Covid-19 dhe për trajtim më të specializuar për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore u nis për në Itali.

Në mesazhin e tij të parë pasi fitoi betejën me virusin, ai shkroi: “Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që e kanë uruar për shërim sa më të shpejt dhe janë lutur për të. Po ashtu përshëndes përzemërsisht grigjën time shumë të dashur”.