Inceneratorët, arrestohet në Austri Stela Gugallja

E Martë 7 Shkurt 2023, 15:49
TiranaPost
Stela Gugallja e shpallur në kërkim prej muajsh për çështjen e inceneratorëve është arrestuar në Austri. SPAK ka bërë me dije se ka dërguar kërkesën në Austri dhe se është në proces ekstradimi.
'Jemi në proces për të ekstraduar Stela Gugalljan, kemi dërguar kërkesën në Austri!'- njofton SPAK.
Gugallja ishte shpallur në kërkim së bashku me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton.
Ajo u shpall e pandehur nga SPAK në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k., e cila sipas akuzës ka përfituar në mënyrë të paligjshme nga inceneratori i Elbasanit.
Për aferën e inceneratorëve janë në burg edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako.