Aktualitet

Inceneratori i Elbasanit/ Rama: Jo vetëm që nuk kërkoi ndjesë për dizinfomimin, por Armand Shkullaku vijoi duke i bërë jehonë shpifjeve të Bashës

Inceneratori i Elbasanit/ Rama: Jo vetëm që nuk kërkoi

Kontratat me incerenatorët kanë qenë një nga temat e përplasjeve kryeministrit Rama, liderit të PD-së Bashës, por edhe gazetarëve me të cilët u përball në emisionin "Opinion". Me një video të publikuar në Facebook, Rama i drejtohet Armand Shkullaku se sipas tij ka gënjyer në emisionin duke thënë se ai e dinte që incerenatori i Elbasanit prodhonte energji pasi vite më parë, vetë gazetari ka bërë një dokumentar për prodhimin e energjisë nga plehrat e Elbasanit.

Sipas Ramës, Shkullaku me vetëdije të plotë u vendos në 'krye të luftës" në emision duke thënë gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra të mëdha duke i bërë jehonë shpifjeve të Lulzim Bashës në lidhje me incerenatorët.

“Shkullaku jo vetëm nuk kërkoi ndjesë për dizinfomimin e vazhdueshëm të publikut lidhur me impiantin e Elbasanit sikundër premtoi fillimisht, por vijoj propagandën mohuese sy për sy”, tha ndër të tjerash kryeministri.

SHKULLAKU LULËZIMI PLEHRAT OPINIONI

Parmbrëmë tek Fevziu, Armand Shkullaku ishte në krye të luftës së panelit të armatosur me gjysmë të vërteta (që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha), për t'i bërë jehonë sulmit sharjeshpifës të Lulëzimit mbi impiantet moderne të përpunimit të mbetjeve në Tiranë, Elbasan e Fier ose siç i quan Luli, me atë fodullëkun përbuzës të gjumashit kur bën sikur s'ka gjumë, "inceneratorët".

Analisti arriti të mohonte sy për sy edhe fjalët e veta edhe vetë provën materiale, e cila rrëzoi në sy të të gjithëve gënjeshtrën ulëritëse se në impiantin e Elbasanit nuk është prodhuar kurrë energji! Por e vërteta e plotë lidhur me këtë episod, ku analisti u vu këmbëngulësisht në shërbim të Lulit, është se Shkullaku jo vetëm nuk gënjeu nga padija, po ai vetë, në cilësinë e drejtuesit të prodhimit të TV KLAN, ka bërë edhe një goxha film për inceneratorin dhe për prodhimin e energjisë nga plehrat në Elbasan disa vite më parë!

Nuk e di nëse filmi në fjalë është bërë dhe shfaqur kundrejt pagesës apo ka qenë thjesht entuziazmi për impaktin e madh pozitiv mbi mjedisin të inceneratorit të Elbasanit, por materiali të cilin mund ta gjeni të plotë në youtube youtu.be/_nk9-3Av39Y duket se i ka pëlqyer aq shumë drejtuesit të atëhershëm të prodhimeve sa që e ka shfaqur edhe në ABC News edhe në TV KLAN!

Kush do të mësojë ca më shumë se ç'i panë sytë e ç'i dëgjuan veshët tek Fevziu gjatë atij debati haluçinant, le të ndjekë 4 minutat bashkëngjitur...